Grubi: BDl do të jetë përcaktuese se kush do të formojë Qeveri

Sekretari organizativ i BDI-së, Artan Grubi ka theksuar në emisionin “Click Plus” në TV21 se VMRO-DPMNE dhe LSDM do të jenë të përafruara me vota në zgjedhjet e 15 korrikut, por sipas tij, votat e BDI-së do të jenë vendimtare se kush formon Qeverinë.

Ai tha se duke ndjekur joseriozitetin e dy kandidatëve për udhëheqjen e Qeverisë së ardhshme, duke aluduar në Zaevin dhe Mickoskin, presin që një numër i madh i qytetarëve që të votojnë propozimin e tyre, apo siç nënvizoi për kryeministrin e parë shqiptar. (INA)