Grubi deputetëve maqedonë: Absurde të debatoj me ju për gjuhën time amtare!

Advertisment

Artan Grubi mendon se është e panevojshme që të diskutohet për Ligjin e përdorimit të gjuhëve, sepse përdorimi i gjuhës së nënës është e drejtë e dhënë nga Zoti. Këtë e ka thënë ai mbrëmë në një debat televiziz në televizionin Telma.

“Isha në dilemë gjatë gjithë ditës nëse të marr pjesë në emission sepse mendoj që është apsurde që të diskutohet për nevojën e përdorimit të gjuhës së nënës që është dhënë si e drejtë nga Zoti e kryesisht të debatoj me tre maqedonas.

Reklame

Apsurde është reagimi nga të gjithë partitë maqedonase, madje dhe mediave që temë e nxehtë të jetë Ligji për gjuhët, përdorimi i gjuhës shqipe. Ligji implementohet tash e një vit dhe Maqedonia ekziston ashtu si ka qenë.

Debate është apsurd e më së paku të debatoj këtu me ju për përdorimin e gjuhës shqipe”, ka theksuar kështu deputeti Grubi.

Në emisionin e mbrëmshëm të Top Tema në televizionin Telma, deputeti Artan Grubi ka zbuluar se BDIja e ka ditur se para Komisionit të Venecias është dërguar komplet ligji.
BDIja ka pritur të dërgohen edhe pjesë të ligjit thekson ai duke shtuar se praktika e Komisionit të Venecias është që të të dërgohen ligje para se ato të miratohen e jo pasiqë të miratohen.

 

“Në Qeveri marrëveshja ka qenë për tre pika, paratë, letrat me vlerë dhe uniformat, është neni 8 paragrafi 1 ose 2 mos gabohem, që ka qenë pjesë e propozim ligjit që është miratuar në qeveri e më pas është ardhur edhe në parlament.

Nuk pajtohemi që gjithë ligji të shqyrtohet në Komisionin e Venecias për shkak se ligji parasheh materie nga Marrëveshja e Ohrit dhe përfshinë pjesën normative. Andaj edhe u pa se gjithë shoqëria ka përfituar nga miratimi i ligjit”, thekson kështu Grubi.