GRUBI: Gjatë vitit 2025 Maqedonia e Veriut bëhet anëtare e Bashkimit Evropian

Advertisment
HTML Image as link

Qeveria ka kapacitet të mjaftueshëm për të hapur bisedimet me Bashkimin Evropian. Kemi përkrahje të jashtëzakonshme nga miqtë tanë ndërkombëtar nga Brukseli dhe Uashingtoni. Kështu u shpreh zëvendëskryeministri i parë dhe Ministri për Sistem Politik dhe Marrëdhënie ndërmjet Bashkësive, z.Artan Grubi në emisionin ARGUMENT me Fatos Musliun në TVM2.

“Në qoftë se e gjithë shoqëria rreshtohet pas ëndrrës sonë evropiane, ne mund të bëjmë këtë realitet, gjatë vitit 2025 Maqedonia e Veriut mund të bëhet anëtare e Bashkimit Evropian”, tha zëvendës kryeministri i parë Grubi.