Grubi: Gjitha këto procese të rëndësishme rumbullaksuan MO-në

Zëvendëskryeministri i parë dhe ministër për Sistem politik dhe marrëdhënie ndërmjet bashkësive, z. Artan Grubi morri pjesë sot në evenimentin e organizuar nga ana e Agjencisë për zbatimin e gjuhëve në kuadër të shënimit të 20 vjetorit të Marrëveshjes Kornizë të Ohrit.

Grubi me këtë rast u shpreh se miratimi i ligjit për përdorimin e gjuhës dhe themelimi i institucionit për zbatimin e saj, Agjencisë për zbatimin e gjuhës, ishin proceset që rrumbullakësuan pjesën normative të Marrëveshjes së Ohrit.

“Sot, në kuadër të organizimeve për shënimin e 20 vjetorit të Marrëveshjes së Ohrit, Agjencia për zbatimin e gjuhës dëshmon përkushtimin profesional për përforcimin e kapaciteteve kadrovike të institucioneve të vendit dhe avancimin e njohurive profesionale të të punësuarve duke ndarë 66 çertifikatа për përkthyesit e institucioneve shtetërore që me sukses përfunduan trajnimin për përkthim dhe lektorim në gjuhën shqipe dhe gjuhën maqedonase deklaroi Artan Grubi.Tetovasot