Grubi: Gjithmonë kam ndarë bindjen që ora policore është e panevojshme! (VIDEO)

Advertisment

Ish deputeti i BDI-së, Artan Grubi, sonte në Click Plus në TV21 foli për gjendjen aktuale që ndodhet në Maqedoninë e Veriut me virusin Covid-19 dhe orën policore që sonte u lehtësua sa do pak.

Sipas Grubit ora policore është e panevojshme shkaku se rrit dendësinë në nj kohë të shkurtër.

Reklame

“Gjithmonë kam ndarë bindjen se ora poicore është e panevojshme, sepse ora policore kufizon kohën dhe rrit dendësinë e njerëzëve për në një kohëzgjatje më të shkurtër për të kryer nevojat e tyre” u shpreh ish deputeti Grubi

Ndryshe sonte, qeveria vendosi që ora policore prej të hënës deri të premtën të fillojë nga ora 19.00 deri në 05.00, të shtunën të nis nga ora 15.00 dhe të përfundojë të hënën në ora 05.00./TS/