Grubi: Gjysmëvjetori i dytë nis me 1 shkurt, përfundon me 10 qershor

Zëvendëskryeministri i Parë në Republikën e Maqedonisë së Veriut, Artan Grubi, ka njoftuar se nisja e gjysmëvjetorit të dytë për arsimin fillor dhe të mesëm shtyhet për 1 shkurt.

Nisja e gjysmëvjetorit të dytë për arsimin fillor dhe të mesëm shtyhet për 1 shkurt.

Reklame

Sonte pas mbledhjes së parë të shtabit koordinativ për menaxhimin me kriza, Qeveria e mori vendimin e mësipërm në seancën e vet të dytë.

Synojmë mbrojtjen shëndetësore pas informacionit epidemiologjik se vendi është në kulmin e infektimit.

Viti shkollor do të përfundojë më 10 qershor”, ka njoftuar Grubi përmes profilit të tij në Facebook.