Grubi: Gratë e suksesshme të komuniteteve janë shembull për shoqërinë

Zëvendëskryeministri i parë dhe ministër për sistem politik dhe marrëdhënie ndërmjet bashkësive Artan Grubi sot me rastin e ditës së gruas takoi përfaqësuese të të gjitha komuniteteve që jetojnë në Republikën e Maqedonisë së Veriut.

Grubi bashkë me të pranishmet gjatë shënimit të 8 marsit reflektuan mbi çështjet që lidhen me botën e barazisë gjinore, mbi arritjet e tyre, çështje sociale dhe politike që lidhen me mundësit e barabarta por edhe për hapat që duhen të ndërmerren me qëllim të tejkalimit të zbrazëtirave që ende ekzistojnë.

Reklame
HTML Image as link Reklamë:
Qries

Gëzime Starova, Izeta Babaçiq, Aspazija Sofijanova, Drita Karahasan, Vaska Mustafa Bajramoska, Aneta Pesheva dhe Bratislava Tanaskoviq janë femra të suksesshme me profesionalizmi e tyre, në komunitetet që u përkasin, por që të gjitha së bashku për gjithë shoqërinë tonë.

Zëvendëskryeministri i parë Grubi gjatë këtij takimi ndër të tjera u ka thënë të pranishmeve se emancipimi i një femre nis me vet emancipimin e burrit.

Grubi gjithashtu me këtë rast ka thënë se nuk duhet që vetëm sot me 8 Mars të kujtohen përpjekjet e femrave, por ato duhet respektuar dhe fuqizuar sistematikisht.

Të gjithë bashkë u pajtuan se prej një rëndësie të veçantë është që të kujtohen të bëmat e femrave të suksesshme me qëllim të fuqizimit të ndikimit të gruas në shoqërinë tonë dhe kjo është pikërisht rëndësia që ka shënimi i 8 marsit.

Grubi bashkë me përfaqësueset e komuniteteve këmbyen mendime dhe u dakorduan se nën sytë e njerëzimit ende vazhdon lufta ndaj të gjitha diskriminimeve dhe dhunës ndaj gruas dhe që kjo betejë duhet dhe do të mbetet konstante.

Zëvendëskryeministri i parë dhe ministër për sistem politik dhe marrëdhënie ndërmjet bashkësive Artan Grubi në fund të këtij eventi tha se faktorizimi i femrës në shoqërinë tonë, mbetet obligim i ynë i përbashkët dhe kusht të cilin duhet të përmbushim.