Grubi thotë se janë favorit edhe për komunat që i udhëheq opozita

Sekretari organizativ i BDlsë, Artan Grubi ka folur për aktivitetet që i ka ndërmarrë partia për zgjedhjen e kadidaturave për zgjedhjet lokale.

Grubi ta se anketat kanë filluar dhe 3 prej tyre kanë përfunduar, ndërkaq ka filluar edhe e 4.

Vlerëson se BDl është favorit absolut jo vetëm në komunat që i udhëheq për momentin, por edhe ato që i ka opozita.

“Kemi filluar me anketimet, në të gjitha komunat, dhe jo vetëm në Çair, por edhe në Tetovë, Gostivar, Strugë, Dibër dhe jemi në fazë të konsultimeve. Gjithsesi, jemi larg që të vendosim se kush është kandidat, por jam i bindur që partia do të vendos kandidaturat për ata që do t’i fitojnë këto komuna.

Sipas të dhënave nga anketat, tashmë tre i kemi realizuar, të katërtën e kemi nisur tash, jemi favorit absolut në secilën komunë, përfshirë edhe ato të cilat për momentin i mban opozita”, tha Grubi në takimin me reisin Shaqir Fetahu, transmeton TV21.