Grubi: Këto drejtori kemi këmbyer me LSDM-në

Advertisment

Zëvendës kryeministri Artan Grubi në konferencën e sotme për shtyp në Qeveria bënë të ditur shkëmbimet e drejtorive mes LSDM-BDI.

“Ne kemi pasur 5 pozita të drejtorëve në drejtori të veçnata dhe i kemi këmbyer me 5 drejtori tjera nga radhët e LSDM-së. Psh Fondin pensional e kemi drejtuar ne për më shumë se 1 dekadë dhe e kemi këmbyer me Ndërmarrjen e rrugëve, apo Postën e kemi këmbyer me ndërmajren MEPSO. Bëhet fjalë për këmbim të udhëheqësve të nënndarjeve mes LSDM dhe BDI-së me qëllim që të freskohen këto drejtori”, bënë të ditur, Grubi

Reklame

Grubi njoftoi se gjatë ditëve në vijim do vendoset përfundimisht me emrat e zëvendës ministrave dhe sekretarëve shtetëror.