Grubi: Kusht për koalicionin me LSDM do jetë kryeministri shqiptarë

Advertisment

Artan Grubi ka zbuluar në ‘’Real Story’’ të Sokol Ballës se partia e tij nuk ndryshon qëndrim për kryeministrin shqiptar.

Sipas Grubit, Ali Ahmeti ka telefonuar gjithë liderët e partive shqiptare dhe ata kanë shprehur gatishmëri për një kryeministër shqiptar në Maqedoninë e Veriut.

Reklame

Grubi thotë se 32 deputetë së bashku me disa parti opozitare mundet që të bëjnë të mundur qëllimin për një kryeministër shqiptar në Maqedoninë e Veriut. Ai më tej thotë se BDI është gati për një koalicion me LSDM, por me kushtin e vetëm që kryeministër të jetë Naser Ziberi.

’Realizuam zgjedhje të rregullta dhe të pranueshme nga ndërkombëtarët. Jemi të lumtur me përfundimin e zgjedhjeve dhe me rezultatet.

Vlerësoj që mund t’ia arrijmë se për këtë janë përcaktuar mbi 80% e shqiptarëve në Maqedoninë e Veriut dhe për këtë janë kontaktuar edhe partitë opozitare. Do e mbështesin nismën tonë për të marrë qeverinë. Është mirë të sqarojmë disa dilema. Shqiptarët nuk kanë marrë asnjë dhuratë nga partitë e tjera por me sakrificë ia kanë arritur. Gjejini ato që janë arritur po të doni në programet e LSDM dhe VMRO. Janë meritë e partive shqiptare.

Plan B me Zaevin?

Votat i kemi, kemi mbi 32 mandate shqiptare. Numri më i madh ka qenë 29. Do të përfshijë disa deputetë të tjerë, pra janë 34. Përfshi edhe 10 deputetë të disa komuniteteve të tjera. Duam koalicion me LSDM por kryeministri të jetë shqiptar. Zaev duhet t’u kërkojë falje shqiptarëve për fjalët ofenduese. Ali Ahmeti ka bërë telefonata me kryetarët e partive shqiptare dhe shihet që blloku shqiptar ka gatishmëri për nismën tonë. Do përpiqemi edhe sot edhe nesër nga vullneti i partive shqiptare. Nëse bëhen 32 deputetë shqiptarë, përfshi 2 të tjerët, edhe të tjerë atëherë është e mundur.’’- tha Grubi.