Grubi: Ne kemi përgjegjësi për administratën e shtetit

Advertisment

Deputeti i BDIsë Artan Grubi ka vazhduar të komentoj sjellejn e ndryshimeve të ligjit për të punësuarit në administratë dhe në sektorin publik.

Në profilin e tij në facebook, Grubi ka shpërndarë videon nga fjalimi në kuvend dhe ka shkruar:

Reklame

Me qindra dhe mijëra reagime pozitive ndaj këtij premtimi të realizuar, por me të cilin nuk mjaftohemi sepse ka edhe ca kategori tjera në administratë të cilat duhet ti adresojmë duke u bazuar në ligjin amë.

Ne kemi përgjegjësi për administratën e shtetit dhe të sektorit publik për arsye se të gjithë ata janë rezultat i drejtpërdrejt i 2001shit dhe Marrëveshjes së Ohrit.

 

Pikërisht këto ndryshime i hapën dyert e shtetit për rininë dhe filluan ta bëjnë shtetin më lojal ndaj qytetarit si pikënisje për lojalitetin e qytetarit ndaj shtetit.