Grubi: Përgjegjësi për tr agjedinë në Bullgari duhet të ketë

Zëvendëskryeministri i parë, Artan Grubi në emisionin 24 Analizë në lidhje me aksidentin e autobusit në Bullgari ku humbën jetën 45 persona tha se janë në kontakt me familjarët e viktimave dhe trupat e viktimave do të sillen nesër, shkruan TetovaSot.

Grubi shtoi se përgjegjësi për tragjedinë në Bullgari duhet të ketë.

“Viktimat do të varrosen nesër pas namazit të xhumasë. Ne nuk po mundohemi t’i bëjmë spektakël kësaj ngjarjeje, duam të bëjmë nderimet tona dhe të shprehim dhimbjen dhe simpatinë tonë. Ky rast ka ndodhur në një shtet tjetër dhe kufomat do të sillen me avion. Lidhur me aksidentin nuk do t’i lëmë asgjë rastit pa marrë vesh se çfarë ka ndodhur dhe pa kërkuar llogari të gjithë për tragjedinë. Nga kjo nuk i shpëton përgjegjësisë. Ne shohim se hetimi është dinamik në Bullgari.

I thashë në një seancë të qeverisë se do të kërkojmë përgjegjësi nga zyrtarët dhe pas raportit do të ketë ndryshime javën e ardhshme. Ai autobus ka kaluar shumë herë kufirin, kështu që ka shumë elementë korruptiv në mënyrën se si një autobus i tillë mund të kalojë pesë pika kufitare. Kjo është arsyeja pse ne duhet të shkundim sistemin me një hetim të plotë. Do të telefonoj edhe Rufat Useinin për një bisedë dhe informacion të detajuar të pritur” ka thënë Grubi./TetovaSot