Grubi porosi nga Çairi, BDl asnjëher nuk do t’ju zhgënjej

Advertisment

Deputeti i BDIsë, Artan Grubi pas tubimit në Çair ku dhanë llogaridhënie para qytetarëve të kësaj komune në krye me Visar Ganiun thotë se me BDInë është sigurtë dhe asnjëher nuk do të zhgënjheni.

“Ne po raportojmë për ato që i thamë dhe i bëmë, për realizimin e detyrave dhe obligimeve tona para qytetarëve, në Kuvend, në Qeveri, në Komunë.

Reklame

Qindra e mijëra qytetarë vijojnë të rreshtohen pas atyre që ndërtojnë e jo atyre që rrënojnë, pas atyre që ofrojnë proekte e jo urrejtje, pas atyre që zbatojnë e jo atyre që ëndërrojnë, pas atyre që sjellin parashikueshmëri e jo avanturierve, pas atyre që sjellin stabilitet e jo përçarje, pas atyre që afrojnë, jo atyre që largojnë.

Mund dhe duhet të bëjmë edhe më mirë edhe më shumë, bashkë me ju, por një gjë është e sigurtë, ne asnjëherë nuk do t’ju zhgënjejmë” ka shkruar Grubi

Ndryshe këto takime BDI i bën para fushatës zgjedhore në çdo komunë ku udhëheq BDIja. Në këto takime llogaridhënie merr pjesë gjithnjë edhe kryetari i BDIsë Ali Ahmeti./TS/