Grubi: Prej nesër qytetarët tanë do të mund të shkojnë në Kosovë

Advertisment

Zëvendëskryeministri i parë, Artan Gurbi, sot deklaroi se nga nesër do të mund të udhëtohet në shtetet fqinje pa pasur nevojë të tregohet testi PCR, raporton TV21.

“Prej nesër qytetarët tanë do të mund të udhëtojnë në shtetet fqinje, pa pasur nevojë që të tregohet test PCR. Siç e dini, ne me Shqipërinë mund ta kalojmë kufirin dhe qytetarët e Shqipërisë mund të vijnë te ne pa treguar test dhe shpresoj se kjo do të fillojë edhe me Kosovën dhe Serbinë qysh nesër, pasi qeveritë e atyre shteteve ishin pozitiv për hapjen e kufijve”, deklaroi Artan Grubi.

Reklame

Komisioni për sëmundje infektive i Maqedonisë së Veriut ka marrë një projektvendim për hapjen e kufijve me Serbinë, Malin e Zi, Kosovën dhe Shqipërinë pa test për koronavirusin e ri (COVID-19). Ky rekomandim javën e kaluar u pranua dhe miratua nga Qeveria, e cila vendosi hapjen e kufirit pa test më 12 tetor.

“Sipas analizës, për momentin nuk ka asnjë indikacion, respektivisht nga këto vende nuk ka numër të lartë të rasteve të importuara me COVID-19 në vend. Prandaj, nuk ka rrezik dhe është e sigurt hapja e kufijve”, tha Ministria e Shëndetësisë e Maqedonisë së Veriut.(INA)