Grubi provokon Selën dhe Kasamin!

Advertisment

Deputeti i BDIsë, Artan Grubi mbrëmë në emisionin Argument në MTV2, ka provokuar dy liderët Selën dhe Kasamin që humbën zgjedhjet lokale si lider ndërsa pretendojnë të udhëheqin popullin.

”Garon lideri Sela në 2017 dhe i humb zgjedhjet në Strugë në vendlindjen e tij.Bilall Kasami I humb zgjedhjet në Tetovë nga Teuta Arifi” u shpreh ai.

Reklame

Dy lider të partive që pretendojnë ta udhëheqin popullin shqiptarë sipas Grubit humbin në zgjedhje në 2016 dhe 2017.

Ata nuk dolën në referendum për ndryshimin e emrit për integrimin e Maqedonisë në NATO dhe BE ndërsa humbën edhe në vitin 2019 në zgjedhjet Presidenciale kur dolën me slloganin e madh” shqiptari me shqiptarin” dhe pastaj bënin pazare me LSDMnë dhe VMROnë se kujt tia japin votën në raundin e dytë dhe nuk dhanë përgjegjësi asnjëri prej tyre.

“Kur humbet në Strugë Sela dhe Kasami në Tetovë si mund mos bartin përgjegjësi dhe mos japin dorëheqje “ka deklaruar në emisionin argument Artan Grubi I cili poashtu ka diskutuar edhe për shumë cështje të ndryshme rreth vetingut që kërkon partia e tij , Ligjit për Prokurorinë, zgjedhjet e 12 Prillit, programin e BDIsë në këto zgjedhje si dhe fitoren e rradhës që do ta ketë subjekti më I madh shqiptarë në Maqedoni pra BDI dhe shumë cështje tjera.