Grubi: Sela dhe Kasami humbën në vendlindje, por përgjegjësi nuk morën!

Asnjë nga humbësit nuk mori përgjegjësinë politike. Në 2017, në zgjedhjet lokale, Sela humbi humbi në vendlindjen e tij dhe nuk barti përgjegjësinë.

Edhe Kasami ishte kandidat në Tetovë dhe humbi. Njëjtë edhe Kasami nuk e mori përgjegjësinë…, tha Artan Grubi, sekretari organizativ i BDI-së, në emisionin Click Plus në TV21.

`Edhe në 2018, në Referendum thanë se nuk dalin të mbështesin votën `për’. Në 2019, në zgjedhjet presidenciale dolën me kandidat dhe përsëri i humbën zgjedhjet.

Dhe përsëri nuk dhanë përgjegjësi, ndërsa në rrethin e dytë bënë pazare me votën shqiptare tek partitë maqedonase. BDI gjithmonë ka qenë transparente në mbështetje, por kurrë pazare me votën shqiptare nuk ka bërë. Edhe në zgjedhjet e prillit do të vuloset humbja e tyre dhe përgjegjësi do të shihni se nuk do të japin”, tha Grubi.