Grubi takoi u.d kryetar i BFI-së Shaqir Fetahu: Orientimi pro-perëndimor i joni është i garantuar

Advertisment

Zëvendëskryeministri i parë dhe ministër për Sistem Politik dhe Marrëdhënie ndërmjet Bashkësive, z.Artan Grubi sot ka takuar ushtruesin e detyrës kryetar i Bashkësisë Fetare Islame, z.Shaqir Fetahu.

Gjatë këtij takimi Grubi i ka thënë Fetahut se Qeveria në vazhdimësi bën përpjekje për kultivimin e harmonisë ndër-fetare në Maqedoni të Veriut dhe që Qeveria me vëmendje trajton dhe do të vazhdojë t’i trajtojë çështjet të cilat janë me rëndësi për Bashkësinë Fetare Islame dhe për bashkësitë e tjera fetare në vend.

Reklame

Nga ana e tij u.d kryetar i Bashkësisë fetare Islame në Republikën e Maqedonisë së Veriut z.Shaqir Fetahu i ka thënë zëvendëskryeministrit të parë, z.Artan Grubi se pjesëtarët e Islamit bashkëjetojnë në një harmoni të dalluar me pjesëtarët e besimeve të tjera, duke i dhënë kështu vendit ngjyrën e një shteti tolerant dhe të përkushtuar në zhvillimin social, ekonomik, etj.

Të dy bashkëbiseduesit diskutuan rreth aktiviteteve të Bashkësisë Fetare Islame të RMV-së dhe takimet e tyre me organizatat simotra si dhe në kultivimin e marrëdhënieve të mira ndër-njerëzore, ndër-fetare dhe ndërnacionale.

Bashkëbiseduesit gjithashtu kanë këmbyer mendime lidhur me orientimin pro-perëndimor të vendit dhe thellimin e bashkëpunimit të Qeverisë me Bashkësinë Fetare Islame bashkë edhe me përcaktimin e Republikës së Maqedonisë së Veriut në krijimin e një shoqërie të barabartë për të gjithë