Grubi: Të gjithë ju vajza, djem, burra e gra, ejani bëhuni pjesë e BDI-së

36

Deputeti i BDI-së, Artan Grubi i ka ftuar të gjithë qytetarët që të bëhen pjesë e Bashkimit Demokratik për Integrim, i cili ka filluar regjistrimin onlajnë dhe në degët partiake, njofton agjencia e lajmeve INA.

BDI je ti ështëm motoja e kësaj fushate përmes të cilët kjo parti synon ta rrisë akoma më shumë numrin e anëtarësisë.

“Një mundësi për të gjithë Ju, vajza e djem, gra e burra, pa përjashtim.

Ejani dhe bëhuni pjesë e ndërtimit të dy dekadave vijuese të vlerës së përbashkët kombëtare – Bashkimi Demokratik për Integrim”, thuhet në thirrjen e Grubit. (INA)