Grubi tërheq librin e Gjeografisë nga përdorimi

Zv. Kryeministri i Parë, Artan Grubi, sot ka bërë të ditur se është tërhiqur nga përdorimi libri i kontestuar i Gjeografisë.

“Libri i kontestuar i Gjeografisë për vitin e dytë të shkollave të mesme nga sot tërhiqet prej përdorimit. Kështu ka vendosur Komisioni për dhënien e propozimeve për tërheqje nga përdorimi të librave të miratuar.

Për këtë vendim unë shpreh falënderim për ministren e Arsimit, znj. Mila Carovska dhe ish ministrin e deputetin aktual z. Arbër Ademi për bashkëpunimin dhe kontributin e dhënë në këtë drejtim.

Punët e përbashkëta gjithmonë kanë dëshmuar sukses, andaj do të vazhdojmë me të njëjtin ritëm që të vendosim funksionalitet në sferën e arsimit” ka njoftuar Grubi përmes Facebook./TetovaSot