Grubi tregon si do u dalin në ndihmë gjithë administratës shtetërore

Advertisment

Deputeti i BDlsë Artan Grubi nëpërmjet facebookut ka treguar se si do u dalin në ndihmë gjithë administratës shtetërore.

Ja çka shkruan Grubi.
Ne po bëjmë përpjekje që gjithë administratës shtetërore t’i dalim në ndihmë duke propozuar ndryshim të ligjit me të cilin parashohim:

Reklame

Njohje të diplomave të të gjithë atyre administratorëve që janë punësuar me shkollë të mesme dhe në ndërmjet kohë kanë kryer fakultet. Rrogën do ta marrin sipas nivelit të arsimimit që e posedojnë aktualisht.

Avansim meritor të papenguar nga lëvizjet horizontale në vende të ndryshme pune.
Besoj që shumë shpejtë do të arrijmë ta miratojmë edhe këtë ligj aq shumë të pritur nga administrata.