Grubi: Ulëset VIP në rrugëtimin tonë ju takojnë qytetarëve

Advertisment

Ulëset VIP në rrugëtimin tonë ju takojnë qytetarëve, kështu deklaroi sot Zëvendëskryeministrit i parë i Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe ministër i Sistemit politik dhe marrëdhënie mes bashkësive, Artan Grubi.

Ai u shpreh se ne formuam qeveri e cila vë qytetarët në karriket e para VIP. Qeveri e cila dëgjon qytetarët dhe punon për qytetarët.
Një gjë e dijnë të gjithë që më njohin dhe besoj se shpejt do ta dijnë të gjithë, e ajo është që unë nuk rresht së punuari dhe nuk ma lë ndërgjegja që ti zhgënjej qytetarët. Do të punoj për ata që na votuan, për ata që votuan kundër dhe për ata që nuk votuan fare deklaroi Artan Grubi në konferencën e sotme për shtyp.