Grubi: Unë do jem vetëm ushtarë i BDl së, ta nisim ndryshimin nga unë

Ish deputeti i BDl së, Artan Grubi sonte në hapjen e shtabit të BDl së në Çair falënderojë të gjithë ata që e kanë votuar në zgjedhjet e 2016, pasi sipas tij nuk do të garojë në zgjedhjet e 12 Prillit. Ai shprehu gjithashtu falënderime duke ju thënë se ai dhe deputetët tjerë të BDl së kanë kryer obligimet e marra nga populli duke miratuar të gjitha ligjet dhe sot Maqedonia e Veriut është në NATO dhe së shpejti në BE.

Grubi gjithashtu u shpreh para të pranishmëve se BDl ja e bëri dygjuhësinë, kryetarin e parë shqiptarë në Kuvend, Talt Xhaferin dhe shumë të mira tjera në interes kombëtarë e shoqëror.

Reklame

Ndryshe siç ka paralajmëruar TS, bartës liste në zonën 1 do të jetë Izet Mexhiti ish kryetari i komunës së Çairit./TS/