Grubi: Zaevin nuk e lejoi Ali Ahmeti për t’u dorëhequr

47

Deputeti i Bashkimit Demokratik për Integrim (BDI), Artan Grubi, ka konfirmuar se Kryeministri Zoran Zaev ka qenë i vendosur të jepte dorëheqjen pas refu*zimit për hapjen e negociatave me BEnë. I ftuar në emisionin “Opinion” në Tv Klan Grubi, midis tjerash ka deklaruar se: “Zaevin nuk e lejoi Ali Ahmeti për t’u dorëhequr me argumentimin se mos hapja e negociatave me Maqedoninë e Veriut nuk është dështimi i qeverisë por ga*bim i Bashkimit Evropian”.

Për këtë arsye, shprehet Grubi, është vendos që të mbahen edhe zgjedhje të parakohshme parlamentare më 12 Prill 2020, pasi që vendi të jetë anëtarësuar në NATO. (koha.mk)