Gruevski iku në mënyrën më qyqare, ja kush e thotë

Në Gjykatën Penale sot u mbajt seanca për organizatorët e mundshëm të dhu nës në Kuvend më 27 prill të vitit 2017.

Prokurorja Vilma Ruskovska tha që përmes provave ajo do të dëshmon se të ak uzuarit janë fajtorë. Ish kryetari i Kuvendit, Trajko Veljanoski, ish-zyrtarët, Mile Janakieski Spiro Ristovski si dhe ish-kreu i UBK-së Vladimir Atanasovski, sot u ulën në bankën e të akuzuarve.

Reklame

“Spiro Ristoski dhe Mile janakieski kanë qenë në shtab duke kryer funksione të larta në parti, që Trajkovski nuk ka ditur asgjë për ngjarjet dhe që Atanasovski ishte nisur për ndeshje të hendbollit dhe atëherë kishte kuptuar…por nuk është ashtu.

Do të dëgjoni si Janakieski dhe Ristoski ditën kritike janë lajmëruar nëpër shtabe dhe kanë organizuar transport për në Shkup për të mbledhur më shumë njerëz para Kuvendit. Do ti dëgjoni mesazhet e dërguara tek njerëzit. I hapën dyert sepse kështu thane të ak uzuarit dhe lideri i tyre Nikolla Gruevski, I cili kishte dëshirë të madhe për tu përballur me popullin në zgjedhje , por kur duheshte të përballet me drejtësinë në mënyrën më qyqare iku.

Trajko Veljanoski veproi në kundërshtim me Rregulloren e Kuvendit duke refuzuar të ndryshojë pikat në rendin e ditës me kërkesë të Oliver Spasovski, të mbështetur nga më shumë se 10 deputetë në Kuvend, por ai nuk harroi të shkruante me Gruevskin.

A u përpoq Trajko Veljanoski të shpëtonte deputetët, të ndalonte çmendurinë, përgjigjja është e thjeshtë JO. Jo vetëm që nuk bëri asgjë, por shefi i tij Goran Shoshevski ndihmoi grupin e drejtuar nga Nikolla Mitrevski Kolo të arrinte në Sallën 3, ku atëherë ishin të vendosur deputetë nga shumica e re parlamentare”, tha në fjalën hyrëse prokurorja Ruskovska.