Gruevski nga Budapesti: Nuk ndjehem fajtor për arrestimin e ish bashkëpunëtorëve

22

Ish kryeministri i Maqedonisë, Nikolla Gruevski ka dhënë intervistë të re në Budapest për Infomaks.

Në pyetjen e parashtruar nëse ndjehet fajtor pasi që në momentin kur ai ka ikur nga Maqedonia, janë arrestuar ish bashkëpunëtorët e tij, ai thotë se nuk ndjehet fajtor.

“Ata duhet të ndjehen fajtor, unë ndjej hidhërim që jam pjesë e kësaj kohe në të cilën në vendin tim, në të cilën kam jetuar, kam punuar dhe kam bërë çdo gjë që të ecë përpara, erdhi një pushtet marionetë,

 

i cili përveç se bëri disa punë tepër negative për identitetin nacional maqedonas, emrin dhe kështu me radhë, pa mëshirë sillet ndaj kundërshtarëve politik, gjë që nuk ka ndodhur që nga vitet e 50-ta të shekullit të kaluar”, është shprehur Gruevski. (koha.mk)