Gruevski nuk rri urtë, prap aktivizohet!

949
#

Ish-kryetari i VMRO-DPMNE-së, Nikolla Gruevski, ka mbështetur protestat e sotme të organizuara nga partia e tij. Ai në Facebook thotë se është koha që LSDM-së t’i dërgohet mesazhi i qartë se siç thotë, qytetarët duan ndryshime.

“Ka kaluar një vit, ndërsa rrallë dikush nuk e di gënjeshtrën e madhe të LSDM-së. Koha është që t’i dërgojmë mesazh të qartë. Se dijmë dhe shohim çfarë po ndodh. Se nuk pajtohemi. Dhe se duam ndryshime. Sot është mundësia, mbështetje për protestat. Maqedonia do të fitojë”, ka shkruar Gruevski.

Përndryshe, VMRO-DPMNE-ja ka njoftuar se protestat kundër Qeverisë së Zaevit do të fillojnë në orën 20:00. Nikolla Gruevski theu heshtjen edhe ditë më parë pas shpalljes së vendimit për dënimin e tij me dy vite burg, për lëndën “Tanku”. Në profilin e tij zyrtar në Facebook, Gruevski ai kishte shkruar një mesazh patriotik se duhet mbajtur kokën lartë, dhe se ky është vendi i qytetarëve.

“Kokën lartë maqedonas të mi krenarë dhe qytetarë krenarë të Maqedonisë. Ky është vendi i juaj, ne nuk do të tradhtojmë, dhe se do të jemi krah për krahu me ty, në të gjitha sfidat.
Ju jeni forca jonë, ne jemi forca juaj. Po vijnë kohë më të mira. Kokën lartë dhe mos harroni, ky është vendi ynë, ky është vendi i të gjithë juve që jetoni në të, dhe i askujt tjetër.

Ju vendosni. Të jetoj Republika e Maqedonisë”, shkruan Gruevski në Facebook