Grupit parlamentar të BDl-së pritet ti shtohet dhe një deputete femër?

Advertisment

Përfaqësimi i femrës shqiptare në Parlament duket se do të ritet edhe për një deputete kjo për shkak të lëvizjes së listës për deputet në përbërjen aktuale, shkruan Zhurnal.mk

Kështu, sipas informacioneve të fundit deputeti aktual i BDI-së nga njësia e VI-të zgjedhore Bajram Rexhepi pritet që të emërohet drejtor tek REN SHA Shkup si propozim për emërimin e kuadrove të eshalonit të tretë dhe katërt, për të lënë rradhën kandidates së rradhës për deputete në këtë listë, Rina Ajdari e cila pritet t’i bashkohet grupit parlamentar të BDI-së duke u bërë femra e gjashtë deputete.