Guardiola e dërgon në shtëpi Zidanin, Reali i pafuqishëm kundër Cityt

Advertisment

Manchester City i Pep Guardiolas ka eleminuar nga Champions League Realin e Zinedin Zidane.

Të dyja ndeshjet më këtyre ekipeve është mbyllur me rezultatin e barabartë 2-1 për “citizens” që con në rezultatin e përgjithshëm 4-2.

Reklame

Serinë e golave në këtë ndeshje e hapi Raheem Sterling, në minutën e nëntë të ndeshjes, pas gabimit të Raphaël Varane.

Real Madrid dha shenja së do të luftonte për më shumë, duke barazuar në minutën e 28’ me anë të Karim Benzema, i cili me kokë shënoi pas harkimit të Rodrygo.

Në pjesën e dytë, Manchester City shuajti shpresat e madrilenëve, kur me anë të Gabriel Jesus shënuan për 2:1, përsëri me gabimin e Varane, në minutën e 68’.

Ky rezultat bëri që rezultati final i dy ndeshjeve të ishte 4:2 në favor të ‘Citizens’.

Kështu, Zinedine Zidane eliminohet për herë të parë në karrierën e tij si trajner në Ligën e Kampionëve. City tashmë luan në çerekfinale.