Guardiola zbuloi se si ka motivuar futbollistët në zhveshtore

Advertisment
HTML Image as link

Man. Siti fitoi me rezultat 2-1 ndaj Paris Sen Zherment në gjysëmfinale të Ligës së Kampionëve. Pas ndeshjes, Pep Guardiola theksoi se nuk ishte aspak e lehtë të luash kundër një skuadre sikurse PSZH.

“Në filluam mirë minutat e parë, mirëpo pastaj pranuam një gol. Nuk luajtëm në mënyrën më të mirë të duhur në pjesën e parë, por asnjëherë nuk është lehtë të luash ndaj PSG-së.

Reklame

Ju nuk mund të humbisni topin ndaj një kundërshtari të tillë, Neymar, Di Maria ose Mbappe do të jenë gjithmonë aty për të rrezikuar portën”, shtoi ai.

Guardiola vlerësoi se skuadra e tij ishte më mirë në posedimin e topit dhe tregoi se çfarë u tha atyre në dhomat e zhveshjes.

 

“Luani futboll, tregoni personalitet, nëse humbasim, humbasim. Duhet të jemi vetvetja”, u ka thënë lojtarëve spanjolli.

Ndeshja e kthimit do të zhvillohet më 4 maj në stadiumin “Etihad”.