Habit Dorina Mema: Bota është e qenve dhe jo e jona, ti falenderojmë që na kanë lënë pak vend

Advertisment

E ftuar në “Ftesë në 5” me Bieta Sulon, ishte trajnerja e fitness-it, Dorina Mema. Dorina ka një lidhje të veçantë me qenushin e saj “Boo” dhe shpesh atij i kushton hapësirë në rrjetet sociale.

Dorina zbuloi se me të ka shtatë vite dhe i është kthyer në një pjesëtar të familjes. Gjatë fjalës së saj në studio Dorina tregoi se për “Boo-në” e saj është e gatshme të bëj gjithçka, madje të konfrontohet verbalisht dhe me njerëzit.

Reklame

Bieta: Je në një vend dhe të thonë, qentë nuk lejohen?

“Kush më ndalon mua, nuk ka rregull për mua sepse kujdesem unë për këtë qen. E kanë parë që unë nuk mbush për pjesën e qenve. Për këta ku ta lë unë qenin vetëm, e mbaj në dorë deri sa të blej diçka. Përse duhet të qëndroj në shtëpi ku është një njeri, ç’a ka një njeri më shumë se ky. Bota është e këtyre dhe jo e jona, ne duhet t’i themi faleminderit që na kanë liruar vend këta”, tha ajo.

Top Channel