Habiti botën me transplantin e zemrës së derrit te njeriu, kirurgu tregon se cili ishte sekreti

Transplanti i zemrës së derrit të modifikuar gjenetikisht në një pacient 57- vjeçar në SHBA bëri xhiron e botës, dhe shënoi padyshim një arritje të madhe në fushën e kirurgjisë.

Por ndërkohë që gjithçka duket se ka shkuar me sukses, dalin detaje interesant e mbi procedurën e përdorur. Muhammad Mohiuddin, drejtori i ekipit që për 8 orë rresht kreu operacionin e rrallë, ka zbuluar se një nga sekretet e këtij suksesi ka qenë një substancë që zakonisht shihet si një element vd ekjeprurës për zemrën.

Reklame

Behet fjalë për kokainën, e cila është përdorur në një koktej ilaçesh të ideuar nga kompania suedeze XIVO se bashku me përbërës si kortizoli dhe adrenalina, duke mundësuar kështu pranimin e organit të huaj nga organizmi i pacientit.

“Pa këtë solucion, ne kishim arreste kardiake brenda 48 orëve, ndërkohë që me koktejin me bazë kokaine zemra filloi të rrihte shumë mirë”, shtoi Mohiuddin.

Ende nuk dihet arsyeja pse kokaina ka këtë efekt në transplantin e një organi të tillë, për më shumë me origjinë shtazore, por mjekët thonë se pa të operacioni do të shkonte drejt dështimit të plotë./A2CNN