Hajdutët bëjnë ‘’Kërdi’’në Ladorisht ,për 1 javë 10 shtëpi janë vjedhur

87

Hajdutët kanë bërë ”kërdi” në Ladorisht të Strugës , vetëm gjatë kësaj jave janë raportuar se në shënjestër të hajdutëve kanë qënë mbi 10 shtëpi, të këtij lokaliteti, informohet strugalajm.com nga banorët vendor. Ndërkohë, sipas këtyre burimeve vetëm mbrëmë, hajdutët janë futur në 5 shtëpi, ku kanë kontrolluar dhe me gjasë kanë marr gjithcka me vlerë që atyre u ka interesuar.

Për mometin thuhet se janë vjedhur televizorët dhe pajisje të tjera . Ndërkohë, sipas banorëve që raportuan rastin të dukshme janë edhe dëmet matriale .

Ndërsa se cfarë është vjedhur është vështirë të thuhet sepse pjesa më e madhe e shtëpive u përkasin mërgimtarëve që për momentin nuk jetojnë në shtëpitë e tyre.Ndërkohë, në vendngjarje raportohet se kanë shkuar edhe ekipet policore, por deri tani nga policia nuk kanë dalur me raport për këtë cështje.

Banori që përcolli këtë shqetësim deri te Strugalajm, potencoi se edhe më herët ka patur ngjarje të kësaj natyre, por jo në këto përmasa shqetësuase . Ai apelon deri te organet ligjzbatuese të bejnë detyrën që keqbërësit të marrin dënimin e merituar.(Strugalajm.com)