Hajnat e shpërthejnë me eksploziv bankomatin, vjedhin një sasi të parave

Advertisment

Rasti është konfirmuar për lajmi.net edhe nga zëdhënësja e Policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti, shkruan lajmi.net.

Ajo ka thënë se me të marrë lajmin, njësitet policore kanë dalë në vendin e ngjarjes nga ku kanë filluar hetimet.

Reklame

Sot rreth orës 04:00 është kemi pranuar informacionin për një rast të grabitjes që ka ndodhur në fshatin Komoran. Menjëherë pas marrjes së këtij informacioni strukturat rajonale për hetimin e krimit me një intensitet të shtuar kanë filluar ndërmarrjen e një varg veprimesh operative dhe hetimore”, ka thënë Ahmeti.

Po ashtu, Ahmeti ka bërë të ditur, se nga informacionet e para dyshohet se hajnat kanë përdorur ekploziv për shpërthimin e bankomatit, nga ku më pas është vjedhur një sasi e parave.

“Mbështetur në rezultatet e para të grupit hetimor që po zhvillon hetimet lidhur me rastin në fjalë, dyshohet se kjo grabitje është realizuar duke dëmtuar bankomatin me një mjet shpërthyes, ku më pas janë grabitur një sasi të parave”, ka deklaruar Ahmeti. /Lajmi.net/