Hakerat rusë u futën tek mesazhet e kancelares Merkel

Advertisment

Gazeta gjermane “Der Spiegel” ka publikuar një artikull ku shkruhet se shërbimet e inteligjencës ushtarake ruse GRU kanë arritur të hyjnë në e-mail-et e zyrës elektorale të kancelares Merkel në vitin 2015, kohë kur u sulmua nga hakerat dhe parlamenti gjerman.

Sipas “Der Spiegel”, policia federale dhe agjencia federale për krimet kibernetike kanë mundur të rikrijojnë sulmin dhe kanë gjetur se objekt i sulmit nga hakerat kanë qenë dy “inbox-e” të zyrës elektorale të Merkel. Ata kanë hyrë në korrespondencat elektronike të viteve 2012-2015 dhe madje kanë kopjuar e-mail-et në një kompjuter tjetër.

Reklame

Dhoma e Ulët e Bundestagut gjerman zbuloi në maj të vitit 2015 se sistemi i saj kompjuterik ishte thyer dhe hakerat kishin hyrë brenda tij që nga fillimi i vitit. Fatkeqësisht nuk u zbulua se çfarë informacioni ishte vjedhur.

Ky lajm nuk është komentuar ende nga qeveria gjermane, nga ambasada ruse në Berlin, por as nga Moska zyrtare, e cila më herët i ka mohuar akuzat për këto sulme kompjuterike./Opinion.al