Halil Kastrati i dhuron banesë shkupjanit i cili që 5 vite qëndron i palëvizshëm në spital

14

Hoxha dhe humanisti i mirënjohur Halil Kastrati, sot i ka dhuruar çelësat e një baneseje të re, shkupjanit Enver Saliji.

Enveri qe pesë vite nuk ka qenë në shtëpi por në spital, është shumë i sëmurë, me plagë të hapura dhe i palëvizshëm. Ai gjithashtu të sëmurë ka dhe nënën e tij e cila nuk është në gjendje as të vizitojë djalin e saj.

Kastrati nëpërmjet një statusi në FB tregon se Enveri ka buzëqeshur dhe është ndjerë i lumtur kur i treguan se i kanë blerë banesë.