Halil Kastrati: UÇK-ja është dhe mbetet krenaria e popullit shqiptar!

Advertisment

Ushtria Çlirimtare e Kosovës me luftën e saj të drejtë e të pastër përfundimisht jetësoi kauzën dhe angazhimin kombëtar të të gjitha brezave dhe lëvizjeve kombëtare që kishin për qëllim çlirimin, lirinë dhe pavarësinë e Kosovës nga Serbia.

Luftëtarët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës të grumbulluar nga të gjitha viset shqiptare, kishin një qëllim të vetëm: Të luftonin deri në vetëflijim për çlirimin e plotë të Kosovës nga Serbia.

Reklame

Lavdi gjithë brezave dhe dëshmorëve të rënë për lirinë dhe pavarësinë e Kosovës!

Mirënjohje dhe falenderime te përjetësishme për të gjitha vendeve mike që mbështetën vendin tonë!

Zoti e bekoftë Republikën e Kosovës!