Hamëz Jashari sot mbushi 18 vjet, i gatshëm për t’i shërbyer Kosovës

Advertisment

Bekim Jashari ka zgjedhur fjalët më të mira për të uruar djalin e tij, Hamzen me rastin e ditëlindjes.

Hamza i riu sot gëzon ditëlindjen e 18-të, shkruan IndeksOnline.

Reklame

“Viti 2002, 4 vite pas rënies heroike të babës Shaban, babushit Hamëzes, balit Adem, familjes sime të shenjtë, grave, vajzave, djemve e fëmijëve, pas dhimbjeve të mëdha, vijnë në jetë, vajza ime Feridja dhe djali im i madh Hamëza i ri, që me mbushën zbrazëtinë që kisha brenda vetës, e që më dhanë në atë kohë fuqi për të vazhduar tutje.

Ishte ndjenjë e pa përshkueshme, emocione të mëdha kur shihja që vit pas viti familja jonë po ri-përtërihet, që përsëri po mbushej oborri plotë me fëmijë të lumtur, të gëzuar, e mbi të gjitha të lirë, kjo falë gjakut të derdhur të paraardhësve të tyre. “, ka shkruar mes tjerash ai.

Shkrimi i tij i plotë në Facebook:

Viti 2002, 4 vite pas rënies heroike të babës Shaban, babushit Hamëzes, balit Adem, familjes sime të shenjtë, grave, vajzave, djemve e fëmijëve, pas dhimbjeve të mëdha, vijnë në jetë, vajza ime Feridja dhe djali im i madh Hamëza i ri, që me mbushën zbrazëtinë që kisha brenda vetës, e që më dhanë në atë kohë fuqi për të vazhduar tutje.

Ishte ndjenjë e pa përshkueshme, emocione të mëdha kur shihja që vit pas viti familja jonë po ri-përtërihet, që përsëri po mbushej oborri plotë me fëmijë të lumtur, të gëzuar, e mbi të gjitha të lirë, kjo falë gjakut të derdhur të paraardhësve të tyre.

Hamza i ri po rritej shpejtë, e bashkë me të edhe lumturia e harmonia jonë familjare.

I përkëdheluri ynë, tani po rritet e edukohet nën frymën patriotike, duke u ndier krenar me gjyshin e tij dhe familjen e gjerë, duke shfaqur gatishmëri që në çdo kohë t’i dalë në mbrojtje shtetit tonë.

I dashur bir, sot po mbushë 18 vite jetë dhe kështu po hynë në një fazë tjetër të jetës, ku kërkohet nga ti vendosmëri, kujdes dhe përgjegjësi për veprimet që bënë.

Këtë vit ti po fillon edhe rrugëtimin tënd në ngritjen profesionale, për të marrë njohuri të reja e për t’i shërbyer vendit me përkushtim. Në këtë rrugë me plotë sfida të uroj shumë suksese.

I dashur djali im Hamëz, nga zemra të uroj ditëlindjen e 18-të, shëndet e gëzime paq tërë jetën!

Një falënderim i veçantë për të gjithë ata që sot më uruan ditëlindjen e Hamëzes, shëndet e gëzime tërë jetën!