Han i Elezit, b ombë në objektin që po e ndërton shtetasi i Maqedonisë së Veriut

Një qytetar i Maqedonisë së Veriut ka raportuar në Policinë e Kosovës se në objektin e tij, i cili është në ndërtim e sipër, ishte vendosur një mjet shpërthyes – granatë dore, shkruan Kallxo.com.

Rasti ka ndodhur dje rreth orës 8:00 në rrugën “Adem Jashari” në Han të Elezit.

Reklame

Qytetari ka thënë se nuk e di kush e ka vendosur mjetin shpërthyes në objektin e tij.

Policia raporton se njësitë policore kanë dalë në vendin e ngjarjes, ndërsa njësiti për çminim i Policisë në mënyrë të sigurt ka bërë tërheqjen e mjetit shpërthyes.

Nuk raportohet për ndonjë person të dyshuar.

Rasti, i cili po trajtohet si shkaktim i rrezikut të përgjithshëm, vazhdon të hetohet.