Hani: Enti Shtetëror i Statistikave është parë nga shqiptarët si një ent jo i besueshëm

Advertisment

Tahir Hani – BDI, i ftuar në emisionin “Programi 200” në Alsat gjatë diskutimit mbi procesin e regjistrimit të popullsisë tha se Enti Shtetëror i Statistikave është ende një ent jo i besueshëm nga shqiptarët, dhe se gjithmonë është parë me mëdyshje se anon nga ana e maqedonasve duke qenë se gjithmonë ka qenë edhe një institucion i varur prej tyre.

Regjistrimi i popullsisë është një temë e nxehtë dhe si definicion regjistrimi i popullsisë është një operacion statistikor i rëndësisë së veçantë për vendin sepse të dhënat statistikore që do të dalin nga regjistrimi ato do të shërbejnë për zhvillimin ekonomiko-shoqëror të vendit. Gjithmonë Enti Shtetëror i Statistikave është parë nga shqiptarët si një ent jo i besueshëm ku do të sigurojë, të grumbullojë, të përpunojë dhe të shpallë të dhëna relevante për përbërjen e popullsisë në shtet.

Reklame