Hanif Zendeli nga Tetova, anëtar i ri i Këshillit Gjyqësor (FOTO)

Advertisment

Këshilli Gjyqësor njoftoi se sipas informatave preliminare nga votimi për zgjedhje të anëtarit të Këshillit Gjyqësor nga radhët e gjykatësve shqiptarë të Maqedonisë së Veriut më së shumti vota ka marrë kandidati Hanif Zendeli – 2939 përpara Artan Limanit 190 vota. Prej 494 gjykatësve të regjistruar në listën zgjedhore të drejtën e votës e kanë shfrytëzuar 466 gjykatës ka pasur 37 fletëvotime të pavlefshme ndërkaq nuk janë përdorur 28 fletëvotime.

Paraprakisht kryetari i Këshillit Gjyqësor Kiro Zdravev informoi se gjykatësi Limani të hënën është tërhequr nga gara për anëtarë të Këshillit Gjyqësori. Megjithatë pasi që fletëvotimet më janë shtypur dhe materiali zgjedhor është ndarë nëpër borde zgjedhore emri i tij ka mbetur në fletëvotim, kështu që gjykatësit kanë mundur ta rrethojnë edhe emrin e tij.

Reklame

Përndryshe, Zendeli është lindur më 1968 në Lisec të Tetovës. E ka mbaruar Fakultetin Juridik në Prishtinë të Kosovës ndërkaq provimin e jurispodencës e ka dhënë në Shkup. Ka punuar në Gjykatën Themelore të Shkupit dhe Tetovë ndërkaq për gjykatës të Gjykatës së Apelit në Gostivar është zgjedhor në vitin 2016-të. Portalb