Hap dyert e xhamisë për vaksinimin/ Imami i Firences: Të bashkuar kundër Covid

“Në luftën kundër koronavirusit, duhet të jemi të bashkuar”, apeli i imamit të Firences, Izzeddin Elzir, që u shpreh i gatshëm të hapë xhaminë e tij për kryerjen e vaksinimeve, bëri mjaft jehonë në vendin fqinj.

“Nëse shërbimi ynë sanitar ka nevojë për hapësirë, dhe nëse xhamitë mun d të jenë një vlerë e shtuar për qytetarinë, mund të përsëritet pa frikë ajo që ndodhi në Mbretërinë e Bashkuar dhe pjesë të tjera të botës”, është shprehur ai. Imami shtoi se i kanë bërë thirrje besimtarëve të vaksinohen.

Reklame

“Jemi të gjithë në të njëjtën varkë”, tha ai për La Nazione. “Ose fitojmë, ose humbim”. Për momentin, autoritetet shëndetësore rajonale në Itali nuk e kanë paraqitur një kërkesë të tillë, por imami është I gatshëm të ndihmojë nëse do të jetë nevoja. Pak ditë më parë u mësua se variant britanik i koronavirusit është kthyer në mbizotërues mes nxënësve nëpër shkolla, dhe po ndihmon në rritjen e nivelit të infektimeve ne vend.

Këto javët e fundit, incidence e rasteve mes të rinjve thotë Corriere della Sera, e ka eklipsuar atë të moshave më të mëdha, duke përmbysur kështu trendin e vënë re në fillim të pandemisë.

Top Channel