Hapen dyqanet, baret dhe restorantet , pamje që tregojnë se si dukej “faza e dytë” e hapjes në Itali (VIDEO)

Advertisment

Dyqanet, baret dhe restorantet u rihapen të hënën ndërsa Italia përshpejton fazën e dytë duke lehtësuar më tej masat e bllokimit të vendosura për shkak të emergjencës së coronavirusit.

Sipas medieve të huaja, përcjell Telegrafi, floktarët, berberët, sallonet e bukurisë dhe plazhet po rihapen gjithashtu pasi kryeministri Giuseppe Conte nënshkroi një orar të ri për fazën e dytë, pas bisedimeve me qeveritë rajonale, të cilat kanë fuqinë të ndryshojnë masat në bazë të kushteve lokale.

Reklame

Gjithsesi, njerëzit duhet të veshin maska për fytyrë në vende të mbyllura publike dhe duhet të respektohen rregullat e transportit publik dhe rregullat e distancës sociale.

 

Por ata nuk kanë më nevojë të mbajnë rreth një “certifikatë” duke deklaruar arsyen e tyre për të qenë jashtë për aq kohë sa ata po lëvizin në rajonin e tyre.

Ndryshe, një lehtësim fillestar i masave të bllokimit që pa rreth katër milionë njerëz të rikthyer në punë ndodhi dy javë më parë.

Ndërkohë, bëhet e ditur se pishinat, palestrat dhe objektet e tjera sportive janë vendosur të rihapen më 25 maj.

Pastaj lëvizjet midis rajoneve do të jenë të mundshme nga 3 qershori, kur kufijtë evropian gjithashtu janë vendosur të rihapen.

Ndërsa sa i përket teatrove dhe kinemave, është vendosur që të kthehen në punë më 15 qershor. /Telegrafi/