Hapen Qendrat Tregtare dhe mbahen mbyllur Xhamitë e Kishat? Rama do më shumë Samir Manen sesa Zotin

Advertisment

Kryeministri Edi Rama është në çoroditje të plotë me masat kufizuese për të përballuar Koronavirusin.

Ditën e sotme janë hapur dhjetëra biznese me prani të mëdha popullimi siç janë nga qendrat Tregtare deri tek parukeritë. Ndërsa xhamitë, kishat e teqetë që kanë një frekuentim jo të madh në ditë të zakonshme mbeten mbyllur pa arsye.

Reklame

Nuk kuptohet kriteri logjik apo epidemiologjik që përdor qeveria Rama dhe komiteti teknik i Ekspertëve për të hapur qendrat tregtare në pronësi të biznesmenit të njohur Samir Mane dhe jo qendrat shpirtërore të Perëndisë!?

Në një qendër tregtare me një ajrorsje qendrore hyjnë mesatarisht 2 mijë vetë në orë ndërsa në një xhami më Tiranë mund të hyjnë max 50 veta.

Ku është kriteri logjik? Nuk ka.

Z. Kryeministër, njerëzit përpos mirëmbajtjes fizike me ushqime e permanente, kanë nevojë edhe për ushqim shpirtëror dhe një vend ku të qajnë hallet e të luten me besim.