Hapet leximore në Çair, shiritin e p reu edhe Ali Ahmeti! (FOTO)

Advertisment

Ne mungese te investimeve dhe qe do te punesonin njerez, lideri Ali Ahmeti ne Cair mori pjese ne hapjen solemne te nje leximore ku sipas kesaj komune ka pasur nevoje.

Në Çair ka një numër të madh studentësh që kanë alarmuar shpesh domosdoshmërinë e një leximoreje bashkëkohore pranë shtëpive të tyre, që do të punojë me orare më të zgjatura se bibliotekat universitare. Në pritje të bibliotekës, komuna ka hapur një leximore provizore.

Reklame

“Ne këtë leximore e kemi hapur deri sa ta bëjmë bibliotekën tonë komunale ku në bashkëpunim me Qytetin e Shkupit tashmë është shpallë tenderi për furnizime publike për ta bërë projektin ideor.”,- tha kryetari i komunës së Çairit, Visar Ganiu.

Qendra Rinore në Çair, Ganiu: Leja për ndërtim, gati shumë shpejt

Brenda këtij muaji më së voni deri në janar, komuna pret të jetë gati edhe leja për ndërtimin e Qendrës Rinore që duhet të ndërtohet në Fushë Tophanë.

“Këtë e kemi bërë si një solucion që deri sa të ndërtohen këto objekte, që besoj se vitin e ardhshëm të përfundojnë, ne studentëve t’iu ofrojmë kushte.”,- theksoi kryetari i komunës së Çairit, Visar Ganiu.

Orari I punës në këtë leximore do të jetë prej në ora 8:00 deri në ora 22:00. të gjitha harxhimet merren përsipër të paguhen nga komuna e çdo nxënës apo student do këtë mundësi ta shfrytëzojë këtë hapësirë.