Hapja e kufijve deri në fund të qershorit! U bisedua për lehtësimin e kufizimeve (VIDEO)

Serbia më 22 maj i ka hapur kufijtë për shtetasit e Maqedonisë, pa asnjë kufizim, teste për koronavirus ose vetë-izolim. Ministri serb për punë të jashtme Ivaca Daçiq porositi se tani pritet që Maqedonia të sjell vendim.

“Të jemi tërësisht të qartë dhe të saktë. Kufijtë tanë janë të hapura, qytetarët e Maqedonisë së Veriut mund lirshëm të kalojnë pa teste dhe masa për izolim. Sa i përket kufijve të Maqedonisë së Veriut, plani i tyre ishte 15 qershori, por a do të ndodh kjo apo jo, tani varet nga analizat e tyre në lidhje me gjendjen epidemiologjike, por gjithsesi me qëllim që deri në fund të qershorit, siç e kuptova, kjo të realizohet,” tha Ivica Daçiq, MPJ i Serbisë.

Reklame