Hapja e kufirit Maqedoni-Serbi deri në fund të qershorit?!

Advertisment

Serbia më 22 maj i ka hapur kufijtë për shtetasit e Maqedonisë, pa asnjë kufizim, teste për koronavirus ose vetë-izolim. Ministri serb për punë të jashtme Ivaca Daçiq porositi se tani pritet që Maqedonia të sjell vendim.

“Të jemi tërësisht të qartë dhe të saktë. Kufijtë tanë janë të hapura, qytetarët e Maqedonisë së Veriut mund lirshëm të kalojnë pa teste dhe masa për izolim. Sa i përket kufijve të Maqedonisë së Veriut, plani i tyre ishte 15 qershori, por a do të ndodh kjo apo jo, tani varet nga analizat e tyre në lidhje me gjendjen epidemiologjike, por gjithsesi me qëllim që deri në fund të qershorit, siç e kuptova, kjo të realizohet,” tha Ivica Daçiq, MPJ i Serbisë.

Reklame

Këtë javë do të sillet vendim në lidhje me hapjen e kufirit të vendit, deklaroi shefi i diplomacisë, Nikolla Dimitrov në takimin e sotëm në Nish me shefin e diplomacisë serbe.

“Në takim thash që kemi fat për afërsinë, lidhjet dhe miqësinë mes dy popujve tonë, mes popullit maqedonas dhe serb, që është aq e fortë saqë përpjekjet më të mira të përkohshme politike nuk arrijnë ta dëmtojnë atë miqësi,” tha Nikolla Dimitrov, MPJ.

U ndanë përvoja në luftën kundër pandemisë të shkaktuar nga Kovid-19, informacione për gjendjen epidemiologjike në dy vendet, aktivitetet e planifikuara për zbutjen e mëtutjeshme të masave restriktive në përputhje me rekomandimet epidemiologjike.

Ministrat u pajtuan se bashkëpunimi i vazhdueshëm konstruktiv në të gjitha sferat në interes të përbashkët mes dyja vendeve miqësore, duhet të vazhdojë, si dhe të thellohet në sferën ekonomike, në mundësi për paraqitje të përbashkët në tregje të treta të kompanive serbe dhe maqedonase.

Daçiq paralajmëroi se të premten në Greqi me shefin e diplomacisë, Dendias, do të bisedojë edhe për organizmin e takimit trepalësh mes Greqisë, Maqedonisë së Veriut dhe Serbisë në ishullin Korf, në nivel të shefave të diplomacisë.