Hapja e kufirit me Kosovën fluks i madh i qytetarëve në Bllacë (VIDEO)

Advertisment

Vendimi i qeverisë që qytetarët të mund të lëvizin pa PCR test ka bërë që në pikat kufitare në vend të ketë radhë të gjata. Në pikën kufitare këtu në Bllacë radha për dalje nga RMV është me qindra metra. Nuk është e vogël edhe radha për të hyrë në vendin tonë.

Qytetarët e vendit të cilët shkojnë për në Kosovë thonë se kanë pritur me padurim hapjen e kufijve, pasi me muaj të tërë nuk i kanë parë familjarët matanë kufirit. Shtojnë se do të kujdesen për sigurinë nga virusi dhe do të respektojnë rekomandimet.

Reklame