Hapja e Objektit për Shërbime Fetare dhe Sociale te Varrezat e Qytetit të Tetovës (VIDEO)

32

15 Maj 2019, nën organizimin e Bashkësisë Fetare Islame- Myftinia e Tetovës, zyrtarisht u bë hapja e Objektit për Shërbime Fetare dhe Sociale te varrezat e qytetit të Tetovës. Këtë program të cilin e moderoi Dr. Husein Rizai Referent për kulturë pranë Myftinisë së Tetovës, të pranishëm ishin: Reisul Ulema Haxhi Sulejman ef. Rexhepi, Myftiu i Tetovës Qani ef. Nesimi, Kryetarja e Komunës znj. Teuta Arifi, Myftiu i Shkupit Qenan ef. Ismaili, Myftiu i Gostivarit hfz. Shaqir ef. Fetahu, Myftiu i Kumanovës Abidin ef. Imeri, Myftiu i Kërçovës Murat ef. Huseini, Mytiu i Strugës Salim ef. Sulejmani, Myftiu i Dibrës Ramazan ef. Hasa, Myftiu i Ohrit Samet ef. Hajdari, Myftiu i Manastirit Amit ef. Rasimi, Koordinatori i Shtipit Nasir ef. Rexhepi, Koordinatori i Resnjës Xhunejt ef. Jashar, Kryetari i Kuvendit të BFI-së Fadil ef. Ramadani, ish Myftinjtë e Tetovës Alifekri ef. Esati dhe hfz. Nexhadi ef. Limani, filantropi i madh shqiptar me përmasa globale z. Lazim Destani, ish Kryetari i Komunës z. Shaqir Aliti, Kryetari i Komunës së Tearcës z. Isen Asani, Kryetari i Komunës së Zhelinës z. Blerim Sejdiu, Kryetari i Komunës së Bërvenicës z. Enver Pajaziti, Dekani i Fakultetit të Shkencave Islame Prof. Dr. Shaban Sulejmani, profesorë të Universitetit të Tetovës, Dekani i Fakultetit Filozofik pranë UT-së Prof. Dr. Ibish Kadriu, Dekani i Fakultetit Pedagogjik pranë UT-së Prof. Dr. Fatbi Osmani, profesorë të Universitetit të Evropës Juglindore, Koordinatori i paraleles së shtrirë të vajzave në Tetovë Beqir ef. Memeti, anëtarët e Rijasetit, anëtarët e Myftinisë, administratorët e Komunës, kryetarët dhe drejtorët e institucioneve publike, përfaqësues të institucioneve kulturore, arsimore dhe humanitare, profesorë dhe profesoresha të Medresesë Isa Beu, hoxhallarë, mytevelinjë, afaristë, studentë, nxënësë, nxënëse, mysafirë, përfaqësues të mediave elektronike dhe te shkruara.
Programi u hap me një asher të kënduar nga Referenti për arsim fetar pranë Myftinisë së Tetovës hfz. Abdurahim ef. Murati.

Në fjalën e tij Myftiu i Tetovës, përshëndeti të gjithë të pranishmit, duke filluar nga Reisul Ulema H. Sulejman ef. Rexhepi, myftinjtë, hoxhallarët, këshillat e xhamive nxënësit, studentët, biznesmenët, të cilëve ju shprehi mirënjohje për ndihmën dhe kontributin e dhënë. Mirënjohje të veçantë u shprehi autoriteteve lokale të Komunës së Tetovës në krye me Kryetaren e Komunës së Tetovës. Në fjalimin përshëndetës, Myftiu theksoi se ndërtimi i objektit ka qenë iniciativë e kahmotshme e Myftinisë së Tetovës, si e këtillë ka gëzuar përkrahje të fuqishme nga të gjithë besimtarët muslimanë të Tetovës me rrethinë, prandaj ky objekt është kurorëzim i shumë përpjekjeve të njerëzve të devotshëm.

Poashtu në këtë manifestim fjalë përshëndetëse kishte edhe Kryetarja e Komunës së Tetovës e cila ne mes tjerash tha se, për atë që arritëm në ditën e sotme, unë dëshiroj që ta shpreh kënaqësinë time të veçantë, jam jashtëzakonisht e kënaqur që arritëm ta rrumbullaksojmë këtë objekt me të gjitha standardet e nevojshme.

Ndërkaq fjalën e rastit e mbajti Reisul Ulema H. Sulejman efendi Rexhepi, i cili falënderoi Myftininë e Tetovës, në krye me Myftiun për këtë organizim të shkëlqyer dhe për këtë moment historik. Ai theksoi se si kryetar i Bashkësisë Fetare Islame çdo herë ka qenë në mbështetje të kësaj Myftinie por edhe në të ardhmen kjo Myftini do ta ketë përkrahjen e parezervë të tij. Gjithashtu, Haxhi Reisi në shenjë falenderimi i ndau mirënjohje Kryetares së Komunës, Kordinatorit të paraleles së shtrirë të Medrese Isa Beu- Tetovë dhe Myftiut të Tetovës. Poashtu Myftiu i Tetovës i dhuroi një plaket edhe Kryetarit të BFI-së, për përkrahjen dhe kontributin e dhënë në ndërtimin e këtij objekti.
Poashtu nga ana e Myftiut plaketa iu ndanë të gjithë afaristëve që kanë kontribuar në ndërtimin e këtij objekti:

1. Lazim Destani 2. Renova 3. Liberta 4. Golec Trans 5. Arbi Komerc 6. Metaleks
7. Gafur Jonuzi 8. Bulla Trans 9. Pallma Mall 10. Adnan Osmani 11. Nermin Mustafi 12. Hysni Ismaili 13. Imda-Kom 14. Dunlop 15. Neshat Murati

Më pastaj Myftiu i Tetovës gjithashtu ndau plaketa edhe për xhamitë të cilat kanë kontribuar në këtë objekt:

1. Xhamia e Saatit 2. Xhamia e fsh. Shemshovë 3. Xhamia e Epërme fsh. Kamenjan 4. Xhamia e Epërme Reçicë e Vogël 5. Xhamia e fsh. Shipkovicë 6. Xhamia Arabati
7. Xhamia e fsh. Sallarevë 8. Xhamia e fsh. Odri 9. Xhamia e Poshtme fsh. Çellopek 10. Xhamia e fsh. Merovë 11. Xhamia e fsh. Nerashtë 12. Xhamia e fsh. Kopaçindoll 13. Xhamia e Re fsh. Pallaticë e Vjetër 14. Xhamia e fsh. Brodec 15. Xhamia e Pashës
16. Xhamia Eski 17. Xhamia Gam Gam 18. Xhamia e fsh. Përshevcë 19. Xhamia e fsh. Pollatica e Epërme 20. Xhamia e Çarshisë së Epërme 21. Xhamia Drenovecit 22. Xhamia e fsh. Zhelinë 23. Xhamia e Re Lagja Teqe 24. Xhamia e Madhe fsh. Tearcë 25. Xhamia Çeshma e Kadisë 26. Xhamia e fsh. Kopanicë 27. Xhamia e fsh. Glogjë 28. Xhamia e fsh. Sellcë 29. Xhamia e fsh. Gurgurnica 30. Xhamia e Epërme fsh. Bogovinë 31. Xhamia e fshatit Xhepçisht 32. Xhamia e Epërme Reçicë e Madhe 33. Xhamia e fsh. Pirok 34. Xhamia e Rinisë 35. Xhamia e fsh. Gajre 36. Xhamia e Re fsh. Dobroshtë 37. Xhamia e fsh. Miletinë 38. Xhamia e Dardanisë

Në fund, Myftinia e Tetovës për mysafirët kishte përgatitur një iftar të begatshëm.