Hapja e xhamive, BFI shpërndan afishe me rregullat e reja (FOTO)

Advertisment

Bashkësia Fetare Islame në Maqedoninë e Veriut, respektivisht Myftinia e Shkupit pas njoftimit për hapjen e xhamive më 12 maj, ka shpërndarë afishe ku tregohen rregullat e reja që duhet të ndjekin besimtarët nëpër xhami.

Sipas rregullave të reja të publikuara nga Myftinia e Shkupit besimtarët të cilët kanë simptoma të gripit nuk kanë të drejtë të vizitojnë xhaminë, marrja e abdesit, respektivisht pastrimi i gjymtyrëve të trupit realizohet në shtëpi. Secili besimtar është i detyruar të merr qilim personal(sexhade) për kryerjen e riteve fetare.Mbajtja e maskave si dhe dezinfektimi i duarve para hyrjes në xhami është e detyrueshme. Brenda xhamisë do të ketë vende të përcaktuara ku do të mund të kryhen ritet fetare. Ndalohet përshëndetja dhe grupimi si dhe çdo kontakt tjetër fizik mes vizitorëve në xhami.

Reklame

Ende nuk dihet se si do të veprojë qeveria pas vendimit për hapjen e xhamive pasi nga ekzekutivi disa herë është përsëritur që ndalesa për tubime është ende ne fuqi. Kujtojmë që vendi i shenjtë islam në Mekë të Arabisë qëndron i mbyllur edhe gjatë muajit të Ramazanit si pasojë e rrezikut nga pandemia Covid-19.

AFISHET E PUBLIKUARA NGA BFI: