Haradinaj: 2018-ta, vit i ushtrisë dhe vizave (VIDEO)

390

Kryeministri i Kosovës Ramush Haradinaj, ka vlerësuar se ky vit është vit i liberalizimit të vizave dhe i krijimit të ushtrisë së Kosovës. Ai këto komente i bëri në Kuvendin zgjedhorë të AAK-së në Pejë, ku para delegatëve të partisë së tij, thekoi se Kosova është në momente të ndjeshme të vetën. Kreu i ekzekutivit u shpreh se Kosova është në rrugën e saj drejt Bashkimit Evropian, por aktualisht ka vetëm një synim.

Kreu i ekzekutivit e ka quajtur vitin 2018, vit të bërjes së ushtrisë, duke thënë se FSK-ja, do të ndërrojë mandatin, duke vazhduar rrugën e saj drejt anëtarësimit në NATO.